Arkiva e lajmeve
                   

ORGANIZATA TURISTIKE NË PANAIR PREZENTON PERLAT NATYRALE TË KOMUNËS SE MEDVEGJËS, BANJËS SE SIJARINËS

30. nëntor 2016.

Medvegjë – Panairi i 8 ndërkombëtar i turizmit dhe turizmit fshatar është mbajtur në Kragujevcë, në organizim të Panairit të Shumadisë dhe Organizatës Turistike të Qytetit Kragujevcë. 

Në këtë panair janë prezentuar më shumë se 100 ekspozues e banjave, qendrave shëndetësore dhe rekreative, objekteve akomoduese dhe hotelerike, sigurimit, institucioneve arsimore nga vendi dhe të huaja.

Ekipi OT të komunës së Medvegjës, i udhëhequr nga drejtori Lubisha Ristiq, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të tyre promovuese, në panair kanë paraqitur perlat natyrore të komunës së Medvegjës, Banjën e Sijarinës.

Vizitorët kanë pasur mundësi që të njoftohen me ofertat turistike të vendit tonë, aranzhmaneve për festat e Vitit të Ri dhe Pashkëve, me ofertat e ndryshme të punimeve të dorës dhe prodhimeve ushqimor.

Për ekspozuesit e turnet të organizuar tradicional “Me fiqë nëpër qytet”, dhe gjatë ditëve të panairit ekspozuesit më të suksseshëm janë shpërblyer me promovimin më të mirë, hapësirën më të rregulluar dhe promo materialin më të mirë.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues