Arkiva e lajmeve
                   

ORGANIZATA TURISTIKE E BUJANOCIT NË PANAIRIN E TURIZMIT NË BEOGRAD

28. shkurt 2018.

Bujanoc – Organizata Turistike e Bujanocit (TOB) ka prezantuar potencialet turistike të komunës së Bujanocit në Panairin e 40 Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd, i cili ka përfunduar të dielen, por të punësuarit në këtë organizatë presin ndihmë më të madhe të vetqeverisjes lokale.

Zuale Ajeti nga OTB ka deklaruar që gjatë dy ditëve të para të panairit kanë marrë pjesë në shtandin e madh të Odës Ekonomike të Serbisë, në të cilën përveç OTB-it, kanë qenë edhe shtatë organizata turistike.

„Organizata Turistike e Bujanocit, në kufijtë e mundësive të saj të thjeshta, ka prezantuar potencialet e vendit tonë. Mundësitë për prezantim do të kishin qenë shumë më të mëdha po nëse OTB të kishte më shumë mjete të nevojshme për përgaditjen e materialit promotiv. Mendoj se vetqeverisja lokale është dashur që të na ndihmojë më shumë po nëse dëshiron shfrytëzimin më të mirë të potencialeve turistike të cilat janë në dispozicion ", tha Ajeti.

Në OTB presin vazhdimin e bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Serbisë, me të cilën do të marrin pjesë në realizimin e projektit të përbashkët.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues