Arkiva e lajmeve
                   

ORËT E GJUHËS SERBE NË BILAQ

19. shkurt 2014.

Me mbështetjen e ambasadës së Britanisë Madhe, Shërbimi i trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë organizon orë shtesë të gjuhës serbe për nxënësit e shkollës fillore të fshatit Bilaq të komunës së Bujanocit.

Orët e gjuhës serbe i ndjekin nxënësit nga klasa e pestë deri në klasën e tetë, dy herë në jave – të hënën dhe të premten. Në dhjetorë të vitit të kaluar, Shërbimi i trupit Koordinues ka organizuar testimin e nxënësve të cilët kan shprehur interesim për avancimin e gjuhës serbe. Në bazë të testit, janë formuar dy grupe edhe atë grupi të cilin e përbëjnë nxënësit e klasave  pesë dhe gjashtë dhe grupi i përbërë nga nxënësit e klasave të shtata dhe teta.

Me nxënësit punojnë dy profesoresha të gjuhës serbe dhe një asistente nga bashkësia shqiptare. Më shumë se 70 nxënës të shkollës fillore, me përpikmëri ndjekin orët e gjuhës serbe të cilat organizohen në Bilaq, dhe me përkushtimin dhe interesimin e tyre avancojn njohjen e gjuhës serbe.

Orët e gjuhës serbe organizohen deri në fund të muajit prill të këtij viti.