Arkiva e lajmeve
                   

OPENS FUNDCON:KONGRESI NACIONAL FANDREJZING(AFATI:19 SHTATOR 2019)

13. shtator 2019.

Qendra rinore e Evropës Novi Sadi OPENS ftonë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në Kongresin nacional të Frajdenzingut i cili do të mbahet nga 20 deri më 22 shtator të vitit 2019 në Novi Sad.

Dita e parë e kongresit i kushtohet strategjive të marketingut, dita e dytë do të bëhet fjalë rreth frajdenzingut dhe  mënyrën e arritjes së donatorëve, ndërsa dita e tretë do të përqendrohet në burimet njerëzore

Kongresi ka për qëllim kryesisht për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile nga Serbia, por edhe për përfaqësuesit e sektorit të biznesit. Grupet e mëposhtme kanë mundësinë të aplikojnë dhe të marrin pjesë:

• Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile me fokus te rinjtë dhe organizatat rinore;
• Përfaqësuesit e zyrave rinore;
• Përfaqësues të institucioneve që punojnë me të rinjtë;
• Përfaqësuesit e ndërmarjeve të vogla dhe të mesme;
• Përfaqësuesit e kompanive të cilat mbajnë përgjegjësi për punësime :
• Përfaqësuesit e kompanive që kërkojnë të ndërtojnë / forcojnë marrëdhëniet me organizatat e shoqërisë civile
 
Akomodimi për 120 përfaqësuesit e parë të tre kategorive të para të pjesëmarrësve është siguruar në hotel “Master”.
 
Tarifa e pjesëmarrjes për përfaqësuesit e sektorit të biznesit është përcaktuar në 3,000 RSD në ditë. Paratë e mbledhura nga tarifat e regjistrimit do të investohen në Fondin e zhvillimit personal të rinisë, i cili OPENS dhe Qyteti i Novi Sadit e inicojnë, i cili do të fillojë të funksionojë në gjysmën e dytë të vitit 2020.
 
Aplikimet për të marrë pjesë mund të dorëzohen deri më 19 shtator 2019, dhe të gjitha informacionet, përfshirë aghendën dhe mënyrën e regjistrimit, janë në dispozicion në https://fundcon.opens2019.rs/
 
Burimi: Zyra për bashkëpunim me shoqërinë civile dhe Trupi koordinues