Arkiva e lajmeve
                   

ONLINE JAVA 2016: E-AFTËSITË – SHKRIM LEXIMI PËR SHEK. 21

16. mars 2016.

Ashtu siç ndryshohet shoqëria, ashtu ndryshohen edhe nevojat e qytetarëve për rritje kualitative dhe jetën në të e ndryshojnë. Përparimi teknologjik dhe rrjedhja e shpejtuar e informacioneve është njëra ndër kërkesat e vendosura para neve dhe shkrim leximi digjital – aftësia që të kuptojmë dhe përdorim mundësinë të cilën teknologjia në botën e sotme digjitale i ofron njeriur për të mirën individuale dhe shoqërore.

Gjatë Online javës prej 14 deri 20 mars, njerëzit në tërë Serbinë do të kenë mundësinë që të avanosojnë e-aftësitë e veta të punës në kopjutor dhe përdorimin e internetit. Qëllimi i kësaj kampanje e cila fillon sot është promovimi dhe afrimi i teknologjive informative për qytetarët dhe shkrimin dhe forcimin e shkrimit të tyre digjital. Në shkollat lokale, bibliotekat dhe IT qendrat e tjera trajnohen vullnetarët, arsimtarët dhe të punësuarit tjerë gjatë Online javës, do t`i ndihmojnë qytetarëve që të mësojnë të përdorin internetin dhe teknologjinë në mënyrë të sigurtë, ndërsa me këtë përmirësojnë edhe shancet për punësim dhe ngritjen e kualitetit të përgjithshëm jetësor. 

Kjo iniciativë është pjesë e kampanjës europiane e cila në të njejtën kohë zhvillohet në më shumë se 20 vende, përmes shumë ndodhive, trajnimeve dhe garave interesante në mënyrë që të theksohet roli kryesor për përfshirjen digjitale – Teleqendrat e Europës.

Aktivitetet e kampanjës së këtij vit janë të drejtuara në rritjen e vetëdijes në mes qytetarëve për serviset online, sigurisë në Internet, kodimit dhe aftësive TIK. Gjithashtu, akcent do t`i kushtohet promovimit të punëve digjitale, inkurajimit të rinjëve dhe të punësuarve që arrijnë dhe avansojnë aftësitë e veta digjitale. Pritet që partnerët e kampanjës – shkollat, bibliotekat, organizatat joqeveritare dhe institucionet tjera përmes shumë aktiviteteve i përkrahin më shumë se 5000 njerëz që në mënyrë të mençur, vetbesueshme dhe të sigurtë të përdorin gjithë ato se çka na ofron Interneti.

Ivan Stojilloviq, menaxheri programit IAN Teleqendrës, organizatat të cilat vitin e shtatë me radhë organizon javën Online në Serbi, thotë: “Është e rëndësishme që t`i inkurajojmë para së gjithash të rinjët që arsimimin e tyre dhe zhvillimin e karierës të drejtojnë në drejtim në fushën e teknologjive informative-komunikative ku çdo ditë happen të gjitha mundësitë për punë interesante mirë të paguara.  Në Serbi është ende një e treta e banorëve digjitalisht analfabete dhe që asnjëherë nuk kanë përdorur Internetin dhe kompjutorit”.

Parnterët e fushatës në gjithë Sebisë do të organizojnë shumë aktivitete për të gjitha grupet e moshave duke përfshirë punëtoritë intergjeneratave për përkrahjen e qytetarëve të moshuar në përdorimin e kompjutorit dhe internetit, inçizimit të filmave edukativ, njoftimin me platformat për mësimin online, përdorimin e sigurtë të internetit, njoftimin me mundësitë e punës përmes internetit. Kampanja veçanarisht është drejtuar për të rinjët dhe të papunësuarit të cilët mund të marrin informacione të shumta rreth asaj se cilat mundësi për punësim egzistojnë në industrinë e TIK-ut. Gjatë kampanjës tradicionalisht organizohet edhe gara për fotografimin, videon dhe kodin më të mirë d.m.th animacionit programor apo video lojrave.  

Simboli i kampanjës të cilën e thekson edhe aktiviteti themelor në të cilën përfshihen të gjithë pjesëmarrësit e kampanjës është Numratori i cili regjistron të gjitha, të cilat gjatë javës Online klikojnë në te dhe përgjigjen në disa pyetje.

Të gjithë janë të mirëseardhur që të përfshihen në disa aktivitete të cilat i organizon në qytete të ndryshme të Serbisë. Aktivitetet janë falas dhe premtojnë dituri të reja dhe argëtim të mirë!

Për më shumë informacione rreth kampanjës, parterët në tërë Serbinë dhe për garën mund t`i merrni në ueb faqen http://onlajnnedelja.telecentar.rs/ apo duke kontaktuar Ivana Stojiloviq, istojilovic@ian.org.rs, 063 264 721  ose 011/ 322 97 32.

Burimi: Teleqendra IAN dhe Trupi Koordinues