Arkiva e lajmeve
                   

NXITJE E ZHVILLIMIT TË NDËERMARRJEVE NË JUG TË SËRBISË

17. prill 2013.

Në Qëverinë e Sërbisë sot është nënshkruar Memorandum i mirëkuptimit i cili do të duhej të kontriboj në zgjidhjen e problemit të papunësisë dhe zhvillimit jo të kënaqshëm në jug dhe jugëperëndim të Sërbisë, duke përforcuar sektorin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Memorandumi është nënshkruar nga ana e ministreshës për zhvillim regjional dhe administrimit lokal Verica Kallanoviq, ambasadorit të SHBA-ve në Sërbi Majkëll Kirbi, drejtoreshës së Misionit të USAID-it në Sërbi Suzan Fritz dhe drejtorit të Agjensionit nacional për zhvillim regjional Ivica Ezhdenci.

Ministresha Kallanoviq ka deklaruar që kjo marrëveshje është dëshmi e bashkëpunimit të mirë midis Qeverisë së Republikës së Sërbisë dhe SHBA-ve dhe që do të kontriboj në zgjidhjen e problemeve të mëdha në jug dhe jugperëndim të vendit, duke theksuar se këto pjesë janë pjesë me dallime të thella regjionale dhe numër të papunësisë.

Aktivitet e parapara me memorandum do të realizohen në 12 komuna, dhe përfshijn Vranjën, Leskocin, Preshevën, Bujanocin, Medvegjën, Rashkën, Novi Pazarin, Sienicën, Tutinin, Pribojin, Prijepolën dhe Novi Varoshin, ndërsa Ministresha Kalanoviq ka theksuar se këto komuna janë zgjidhja më e mirë për realizimin e këtij memrandumi sepse në komuna e lartëpërmendura, përqindja e papunësisë është më e larta në Sërbi. Mbështetja përfshin ndihmën teknike dhe finansiare, dhe projekti do të realizohet në mënyrë direkte nga USAID-i dhe Qeveria e Sërbisë, ndërsa ende nuk janë ndarë saktësisht mjetet për këto qëllime.

Kallanoviq ka lavdëruar USAID-in sepse, siç tha ajo, agjensioni në fjalë reagon jo vetëm atëherë kur atyre i shkon për shtati, por kur krijohen probleme të mëdha. Ambasadori amerikan në Beograd Majkëll Kirbi ka vlersuar se bashkëpunimi në mes USAID-it dhe Qeverisë së Sërbisë paraqet një qasje krejtësisht të re, për të cilin e ardhmja do të tregoj së është model më i mirë se ai që ka qenë deri më tani, sepse Qeverisë Serbe edhe pas përfundimit të projektit do të i mbesin kapacitete të përforcuara për t’i ofruar ndihmë qytetarëve. Qeveria e Sërbisë, sipas ambasadorit, në dy vitet e ardhëshme do të përforcoj kapacitetet e veta, ndërsa qytetarët në jug të vendit do të përforcojn dhe përparojn me ndërmarrjet e tyre të vogla dhe të mesme dhe do të përmirsojn pozitën e tyre ekonomike. Në pyetjen e gazetarit se për çfar shume parashë është fjala, Kirbi u përgjigjë se bëhet fjalë për një shumë shumëmilionëshe, ndërsa Fritz shtoi se në radhë të parë janë parapara gjashtë deri në shtatë million dollar, mirëpo ata theksuan se kjo është një vlerë e cila mund të ndryshoj , sepse do të mvaret nga buxheti të cilin do ta aprovoj Kongresi.

Ezhdenci potencoi që marrëveshja e sotme është hapi i parë drejt finalizimit të projekteve për zhvillim të jugut dhe jugperëndimit të Sërbisë, duke shtuar se është hera e parë që në Europë një institucion nacional realizon këso lloj projektesh, të cilët finanson SHBA-ja nëpërmjet USAID-it. Ai deklaroi se në komunat e përfshira në këtë projekt fitohet shumë më pak nga mesatarja në Republikë dhe dy herë më pak se në Beograd.

Burimi: Таnjug