Arkiva e lajmeve
                   

NXËNËSVE NË KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË EDHE KËTË VIT FALAS ARTIKUJ SHKOLLOR

4. shtator 2018.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë - Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe këtë vit ka siguruar falas artikuj shkollor për nxënësit që ndjekin klasën e parë të shkollave fillore në këto komuna. çantat dhe artikujt shkollor i kanë marrë falas 899 nxënës të klasave të para.

Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, ndau kompletet e artikujve shkollor nxënësve të klasave të para në shkollën ​​fillore "Vuk Karaxhiq" dhe "Ibrahim Kelmendi" në Preshevë, dhe me këtë rast i dëshiroi fillim të mbarë të shkollimit dhe çdo sukses.

"Edhe këtë vit ne kemi ofruar artikuj dhe çanta falas shkollore në shkollë për nxënësit e klasave të para, në mënurë që t’ia zbukurojmë uljen në bankat shkollore", tha Stankoviq.

Kryetari i Trupit Koordinues u tha gazetarëve se pajisjet falas shkollore iu jepen nxënësve të klasave të para për dhjetë vjet me rradhë.

"Duke pasur parasysh se këto tri komuna bien në kategorinë e pazhvilluara dhe se është shkalla e lartë e papunësisë, Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë edhe në këtë mënyrë ka dashur që të tregoj kujdesin për qytetarët e këtyre komunave, si dhe për të ndihmuar prindërit që në një mënyrë të mos kenë harxhime në blerjen e çantave dhe artikujve shkollor“, tha Stankoviq.  

E tërë procedura për sigurimin e artikujve shkollor është kryer në pajtim me Ligjin për Prokurim Publik.

Burimi: Тrupi Koordinues