Arkiva e lajmeve
                   

NXËNËSIT NGA “N.FRASHËRI” DHE “B.RADICEVIQ” SË BASHKU MËSUAN MBI EKOLOGJINË

17. tetor 2022.

Bujanoc - Beograd - Nxënësit e shkollave fillore të Bujanocit "Branko Radiçeviq" dhe "Naim Frashëri" morën pjesë në punëtori për ekologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit në kuadër të projektit "Vala e Gjelbër" të zbatuar nga shoqata e qytetarëve "Fqinjët për paqe 017" nga Bujanoci.

Siç tha Marko Petkoviq, përfaqësues i shoqatës, mbrojtja e natyrës dhe mjedisit, ekologjia dhe ruajtja e planetit janë vetëm disa nga temat e diskutuara me nxënësit.

“Nxënësit treguan interes të madh për temën e ekologjisë. Folëm për pastërtinë në qytet, ajrin dhe ata vërtet kishin përgjigje dhe vëzhgime të mira dhe me vizatime shpjeguan se si e ruajnë natyrën dhe hapësirën e tyre të jetesës”, thotë Petkoviq.

Në punëtori morën pjesë nxënësit e klasës së parë dhe të tretë, ndërsa për periudhën e ardhshme është planifikuar mbjellja e pemëve me nxënës të të dyja shkollave.

Projekti “Vala e Gjelbër” financohet nga Komuna e Bujanocit.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinus