Arkiva e lajmeve
                   

NXËNËSIT NGA BUJANOCI DHE PRESHEVA KANË TREGUAR NJOHURI TË MIRA TË GJUHËS SERBE SI GJUHË JOAMTARE

31. maj 2016.

Novi Sad -  Nxënësit e klasave të shtata nga katër shkollat fillore në Preshevë dhe Bujanoc, kanë marrë pjesë në Garat Republikane të lëndës së gjuhës serbe si gjuhë joamtare. Gara është mbajtur vikendin e kaluar në shkollën fillore „Peteri Shandor“, ku kanë marrë pjesë më shumë se njëqind fëmijë nga shkollat në cilat mësohet gjuha serbe si gjuhë joamtare.

Përveç shkollës në të cilën është organizuar gara, nxënësit kanë vizituar edhe shkollën fillore „Jovan Jovanoviq Zmaj“ në Gjurgjevcë, në të cilën shkollë nxënësit vijojnë mësimin në gjuhën amtare ruse. Mysafirët nga jugu i Serbisë kanë pasur mundësi që të vërtetohen se në këtë shkollë ndër vite punohet në zhvillimin e indetitetit kulturor nacional të secilit nacionalitet dhe në rrespektimin dhe tolerancën e tyre të ndërsjelltë. Përveç nxënësve, me kolegët e tyre janë takuar edhe arsimtarët dhe drejtorët e shkollave, duke qenë një mundësi ideale për njoftim, shoqërim dhe shkëmbim të përvojave në mjedisin real.

Nxënësit nga Presheva dhe Bujanoci në kuiz kanë treguar njohuri të theksuar të gjuhës serbe. Të gjithë pjesëmarrësve iu janë ndarë mirënjohje, diploma dhe çmime për rezultatet e arritura dhe në shenjë faleminderimi për vizitën e bërë.

Burimi: Trupi Koordinues