Arkiva e lajmeve
                   

NXËNËSIT E SHKOLLËS”SVETI SAVA” E ZBUKURUAN SHKOLLEN PËR FESTA

31. dhjetor 2021.

Bujanoc - Beograd - Filloi kur nxënësit e një klase të gjimnazit "Sveti Sava" në Bujanoc, para se të niseshin për pushime dimërore, vetë mblodhën para dhe e dekoruan klasën. Klasat e tjera ndoqën shembullin e tyre, dhe më pas ata animuan mësuesit dhe stafin tjetër të shkollës dhe dolën me idenë për të dekoruar hollin kryesore të shkollës.

Sipas tyre, nisma ka nisur nga një paralele, e cila ka zbukuruar klasën e saj dhe ka frymëzuar të tjerët, kështu që tashmë pothuajse e gjithë shkolla është zbukuruar në frymën e festave të fundvitit.

 “Ju është kujtuar se mund ta zbukuroj klasën para festave të fundvitit, ua sugjerova miqve dhe u pajtuam të gjithë. Mblodhëm para, secili dha aq sa kishte, blemë një bredhë dhe dekorime dhe së paku e zbukuruam pak hapësirën tonë”, tha nxënësja Andjela Antiq.

Pas dekorimit të klasës, disa nxënësve të kësaj shkolle u lindi ideja që nga materiali edukativ dhe dekorativ që tashmë disponojnë të realizojnë një pano për Vitin e Ri, e cila do të dekoronte hollin e shkollës për të gjithë nxënësit dhe punonjësit.

Pedagogja e shkollës Snezhana Misiq beson se ky lloj aktiviteti jashtë programit shkollor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kreativitetit të nxënësve, por edhe kompetencave të tyre.

Nxënësit gjithmonë e zhvillojnë motivimin në mënyrën më të mirë, nëse u jepet mundësia dhe kur i drejtojmë në këtë lloj angazhimi, e kjo është letërnjoftimi i shkollës sonë, aktivitetet jashtëshkollore në fushat e tyre dhe puna krijuese”, tha Snezana Misic. .

Aksionit të dekorimit iu bashkuan edhe kujdestarët e klasës, pedagogja dhe bibliotekistja e shkollës.

Burimi: Bujanovacke dhe trupi koordinues