Arkiva e lajmeve
                   

NXËNËSIT E SHKOLLËS “SEZAI SUROI” FITUAN 100.000 DINAR NË GARËN E UNICEFIT

23. nëntor 2022.

Bujanoc - Beograd - Nxënësit e shkollës së mesme "Sezai Suroi" fituan 100.000 dinarë në garën e Unicef-it. Gara u mbajt nga 14 deri më 16 nëntor në Beograd dhe vetëm katër shkolla arritën të fitojnë çmimin dhe shumën prej 100.000 dinarëve.

“Në projektin e Unicef-it UPSHIFT, i cili ka të bëjë me ndërmarrësinë sociale, i cili mbështetet nga organizata botërore Junior Achievement, nxënësit tanë fituan shumën prej 100 mijë dinarë me projektin e tyre ideor në konkurrencë të 125 shkollave të mesme në Serbi”,   njoftoi shkolla.

Në garë morën pjesë nxënësit Altin Mustafi, Erblin Tola, Blerim Aslani dhe Albi Murati, të cilët drejtoheshin nga profesori Izeir Islami.

UPSHIFT kombinon sipërmarrjen sociale, inovacionin dhe shpirtin e ekipit për të fuqizuar të rinjtë që të iniciojnë zgjidhje për sfidat sociale në mjedisin e tyre, thuhet në faqes e internetit të Unicefit.

Burimi: Bujanovacke , Shërbimi i Trupit koordinues