Arkiva e lajmeve
                   

NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE TË MEDVEGJËS NË KAMPANJË KUNDËR DROGËS

15. mars 2019.

Medvegjë - Nxënësit e klasës së tetë të shkollës fillore "Jabllanica e Epërme" në Medvegjë organizuan një fushatë kundër drogës dhe barnave të tjera narkotike. Fushata me titull "Bëhu i mençur, zgjedhja është tek ju" përfshiu edukimin e nxënësve për të udhëhequr një jetë të shëndetshme pa drogë, alkool, cigare.

Tribuna u mbajt në qendër të Medvegjës ku fëmijët ndanë stikera, fletëpalosje, postera për pasojat që shkaktojnë lëndët narkotike të paligjshme, dhe u tregua rreth rëndësisë së një jete të shëndetshme.

"Në këtë mënyrë dëshërojmë që t’i kushtojmë vëmendje rëndësisë së shëndetit dhe dëmtimit të barnave narkotike. Është shumë e rëndësishme të vlerësosh jetën tënde dhe të kujdesesh për shëndetin tënd ", thonë ata.

Punimet në këtë temë do të ekspozohen në ditët në vijim në koridorin e shkollës. Aktivitete të ndryshme me fëmijët zhvillohen në këtë temë çdo ditë, pasi qëllimi është të informojë fëmijët sa më shumë për pasojat e drogës dhe narokotikëve të tjerë të paligjshme

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues