Arkiva e lajmeve
                   

NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE KANË VRAPUAR “GARËN PËR FËMIJËRI TË LUMTUR”

28. tetor 2016.

Bujanoc – Në organizimin e Kryqit të Kuq dhe SHF “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, dhe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Serbisë, është mbajtur gara tradicionale e planifikuar më herët përshkak të shiut, “Gara për fëmijëri të lumtur”. Në stadiumin e KF BSK kanë vrapuar 197 nxënës të kësaj shkolle.

„Kjo është gara më masovike dhe më aktiviteti më i gjërë rekreativo-humanitar i Shoqërisë Kombëtar të Kryqit të Kuq, i dedikuar për realizimin e qëllimit të përhershëm, përtëritje të vazhdueshme dhe rritje të anëtarëve dhe vullnetarëve. Fëmijët dhe të rinjët, në këtë mënyrë tregojnë kahjet e tyre në drejtim të mënyrës së shëndetshme dhe vlerave më të larta humane”, tha bashkëpuntori për aktivitetet programore të Kryqit të Kuq në Bujanoc, Vllastimir Stojkoviq.

Duke kujtuar se ky manifestim rekreativo-humanitar organizohet për qëllim të përmirësimit të pozitës materiale dhe sociale përkatësisht kategorive të rrezikuara të fëmijëve në mjediset lokale, Stojkoviq ka theksuar se mjetet janë grumbulluar nga shitja e numrave të fillestar të jetë në gadishmëri të shkollave.

Këto mjete janë të dedikuara për rritjen e standardit të nxënësve, për ndihmë të nxënësve të varfër dhe për pagesën e shuajtjes. Çmimi e numri star është 50 dinarë. Përveç për nxënësit e SHF “B. Radiçeviq, kjo garë tradicionale sipas të dhënave të Kryqit të Kuq në Bujanoc, është organizuar edhe në SHF “Ali Bektashi” në Nasalcë dhe SHF “B. Karaxhiq” në Levosojë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues