Arkiva e lajmeve
                   

NXËNËSIT E “SEZAI SURROIT” NGA BUJANOCI MË TË MIRËT NË FIZIKË NË NIVEL QARKU, MIRËNJOHJE NGA ARIFI

15. prill 2022.

Bujanoc-Beograd- Tre nxënës të Gjimnazit “Sezai Suroi” të Bujanocit, Ana Mustafa, Dren Aliu dhe Florent Latifi, fituan vendet e para në garën e fizikës për rrethin e Pçinjës në Vranjë . Për këtë sukses atyre iu ndanë mirënjohje nga Komuna e Bujanocit, të cilat ua dorëzoi kryetari i komunës, Nagip Arifi.

Mirënjohje u ndanë edhe për profesoret e fizikës Vjollca Rexhepi dhe Baki Rexhepi, si dhe drejtorin e shkollës Zejni Fejzulahu.

Arifi ka falënderuar profesorët dhe drejtorin e shkollës, duke thënë se po e bëjnë punën e tyre me nder, njoftuar nga komuna.

– Kryetari tha se gjithmonë ka qenë i fokusuar në ngritjen e cilësisë së arsimit. Së pari, në sigurimin e kushteve më të mira për arsim, si ndërtimi i shkollave të reja dhe rinovimi i atyre ekzistuese, dhe së fundi është rritur edhe buxheti për bursa, ofrimi i ushqimit falas për nxënësit e shkollave fillore, transporti falas për nxënësit e shkollave të mesme dhe shpërblimet për nxënësit e dalluar – thuhet në njoftim.

Burimet.Bujanovaqke, Trupi Koordinues