Arkiva e lajmeve
                   

NXËNËSIT E KLASËVE TË PARA KANË PËRFITUAR MJETE SHKOLLORE NGA TRUPI KOORDINUES

3. shtator 2013.

Kryetari Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka ndarë çanta dhe mjete shkollore për nxënsit e klasëve të para në shkollat multietnike në fshatrat Leran, Bilaç dhe Levosoj në komunat Preshevë dhe Bujanoc. Ndërsa mjetet shkollore në komunën e Medvegjës nxënësve te klasëve të para u ka ndarë nënkryetari i Trupit Koordinues Sima Gazikaloviq.

„Duke i uruar fat nxënësve të klasëve të para kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq tha se shkolla është e rëndsishme jo vetëm për ata por edhe për rrethin e tyre dhe shtetin ku jetojnë.

Trupi Koordinues këtë vit për tri komunat e jugut të Sërbis ka siguruar komplete me mjete shkollore për 900 nxënës të klasëve të para.

Përveç kësaj Trupi Koordinues, për dhjetë ditë  ka në plan që të shpall konkursin për ndarjen e bursave për 230 nxënës me kushtet më të vështira ekonomike nga komunat Preshevë dhe Bujanoc“, ka deklaruar Stankoviq dhe pret që ky proces të përfundoj deri në fillimin e muajit tetor.

Kryetari i Trupit Koordinues tha se për librat në gjuhën shqipe do të bisedoj me ministrin e ri të arsimit dhe se veç ekzistojn propozime edhe për libra të reja përveç atyre të cilat tashmë janë të shtypura.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka theksuar se dhurata e Trupit Koordinues marrë parasysh mjetet shkollore dhe çantat është e një rëndësie të veçant duke marrë parasysh buxhetin e prindërve të nxënësve të klasëve të para.

Fotografitë e ndarjes të librave për nxënësit e klasëve të para mund ti shikoni këtu