Arkiva e lajmeve
                   

NUMRI MË I MADH I QYTETARËVE TË SERBISË KËRKON AZIL NË GJERMANI

23. mars 2015.

Beograd – Qytetarët e Serbisë më së shpeshti kërkojnë azil në Gjermani, ndërsa nga ana tjetër nga fillimi i vitit 6.500 persona kanë shprehur synimin që të kërkojnë azil në Serbi, ka deklaruar ndihmësja e Shërbimit Policor Kufitar, Jellena Vasileviq.

Vasileviq ka thënë se sipas të dhënave për vitin 2014, rreth 16.000 shtetas të Serbisë kanë kërkuar azil në territorin e Gjermanisë, rreth 1.500 në territorin e Suedisë dhe afër njëqind shtetas në territoret e Belgjikës dhe Zvicrrës.

Emigrantët më së shumti kërkojnë azil ekonomik në Gjermani, sepse atje janë më të larta shumat sociale, ndërsa kërkesat më të shpeshta për azil janë nga personat e jugut të Serbisë, nga territori i Bujanocit, Preshevës, Vrajës dhe Leskocit, ka thënë Vasileviq.

Vasileviq ka precizuar se nga fillimi i viti 6.500 persona kanë shprehur synimin që të kërkojnë azil në Serbi dhe se fjala është për personat të cilët shkurt qëndrojnë në territorin e Serbisë dhe të cilët vazhdojnë rrugëtimin në drejtim të vendeve të UE-së.

Në pyetjen se sa është zvogëluar numri i migrantëve ilegal nga Kosova e Metohia, Vasileviq është përgjigjur se „kulmi“ ka qenë në shkurt, kur janë regjistruar rreth 1000 persona, ndërsa nga fillimi i marsit janë shënuar vetëm rreth 30 persona, të cilët janë ndaluar që t’a kalojnë ilegalisht kufirin me Hungarinë.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues