Arkiva e lajmeve
                   

NUMËR MË I VOGËL I ZYRTARËVE NË MEDVEGJË

9. shkurt 2016.

Medvegjë – Deri sa disa vetqeverisje lokale largojnë tepricën e të punësuarve, komuna e Medvegjës ka mundësi që të punësoj edhe katër zyrtarë, sepse është treguar se në këtë komunë nuk është kryer punësimi i tepërt.

Sipas Ligjit të ri rreth numrit maksimal të zyrtarëve shtetëror në administratat shtetërore, në kompanitë, institucionet kulturore dhe parashkollore në Medvegjë punojnë 176 njerëz, ndërsa numri i lejuar është 180, çka i bie që pushteti mund t`i punësoj edhe katër zyrtarë.

Ky numër zbatohet në gjendjen egzistuese në fund të vitit 2015. Racionalizimi do të kryhet deri më vitin 2018, dhe kështu pasiguria është e pranishme edhe këtu.

Për dallim nga vetqeverisja lokale, kompetentët në Shtëpinë e Shëndetit në Medvegjë do të duhej që të zvogëlojnë numrin e personave medicinal nga 72 në 64.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues