Arkiva e lajmeve
                   

NUK ZVOGLOHET NUMRI I REFUGJATËVE NË JUGUN E SERBISË

21. shtator 2015.

Preshevë – Të dhënat e Kryqit të Kuq në Preshevë thonë se në dy ditë e fundit numri i emigrantëve prej drejtimit të Greqisë, përmes Maqedonisë, në këtë komunë të jugut të Serbisë “ka qenë standard dhe sillet në mes 1.500 deri dy mijë burra, gra dhe fëmijë“.  

“Të gjithë kanë marrë ushqim, ujë, si dhe ndihmën e nevojshme medicinal, sepse ende vijnë njerëz të rraskapitur. Situata më e vështirë është me gratë dhe fëmijët, prej të cilave disa gra kanë lindur gjatë udhëtimit shumë ditor”, thuhet nga kjo organizatë humanitare.

Vlerësimet flasin që numri i emigrantëve të cilët mbërrijn në Preshevë nuk është zvogëluar që prej kur Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë, dhe kështu fluksi i vazhdueshëm mund të pritet edhe në ditët e ardhshme në varshmëri prej asaj se si pushteti në Turqi lëshon grupet e emigrantëve në Greqi.

Në dy qendra të pranimit në këtë komunë deri më tani ka ushqim të mjaftueshëm dhe ujë, për të cilat përkujdesen grupet mobile të Komesariatit për Refugjatë, UNHCR, Kryqit të Kuq. Pritet edhe dërgimi i veshjeve dhe mbathjeve të nxehta.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues