Arkiva e lajmeve
                   

NUK KA VËREJTJE PËR EMIGRANTËT NË PRESHEVË

18. nëntor 2015.

Preshevë – Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka deklaruar se në Preshevë deri më tani nuk ka pasur asnjë incident me emigrantët dhe se edhe pas ngjarjeve më të reja asnjë nga banorët nuk ka pasur vërejtje për ta.

Stankoviq ka thënë se banorët lokal nuk janë të jo të kënaqur, sepse ata e dinë se në cilën situatë gjenden njerëzit të cilët ikin nga lufta.

„Më duket se banorët lokal mundohen që t`i ndihmojnë në mënyrën më të mundëshme“, tha Stankoviq.

Sipas fjalëve të tij, qyteti është i pastruar, pak ka mbeturina në rrugën kryesore, ndërsa refugjatët ende kalojnë sipas procedurave standarde.

Duke foluar për vizitën e kryeministrit Vuçiq dhe Komesarit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresha, ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që në mënyrë më të mirë të zgjidhet problemi me emigrantët.

 „Pres që pas kësaj vizitës së tyre që të sigurohen kushtet më të mira për akomodimin e refugjatëve“, ka thënë Stankoviq.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues