Arkiva e lajmeve
                   

NJOFTIMI PËR PANAIRIN E PARË TË INVESTIMEVE POTENCIALE PËR KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

9. prill 2013.

Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë më 25 prill organizon Panairin e parë të investimeve potenciale për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Organizimin e kanë paralajmruar kryetari i Trupit Koordinues profesori Zoran Stankoviq, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Majkëll Kirbi dhe nënkryetarja e Odës Ekonomike të Sërbisë Vidosava Xhagiq.

Panairi do të mbledh ndërmarrjet e tri komunave dhe investitorët brenda dhe  jashtë vendit me qëllim të prezentimit të mundësive ekonomike të kësaj pjese të shtetit. Tri komunat e jugut të Sërbisë do t’i prezentojnë 22 ndërmarrje edhe atë tetë ndërmarrje nga Bujanoci, tetë nga Presheva dhe gjashtë nga Medvegja. Përfaqësuesve të këtyre ndërmarrjeve do t’i mundësohet që nëpërmjet bisedimeve të drejtpërdrejta me partnerët potencial, të krijojnë hapësirë të mundëshme bashkëpunimi.

“Situata ekonomike në këto komuna është e vështirë, ndërsa numri i të papunësuarve është më i madhi në gjithë Republikën e Sërbisë”, deklaroi profesori Stankoviq.

“Ekzistojnë potenciale ekonomike dhe tani na ka mbetur neve që sëbashku me investitorët nga vendi dhe rajoni të mundohemi që të aktivizojmë dhe shfrytëzojmë këto mundësi’’, shtoi Stankoviq.

Kryetari i Trupit Koordinues shpjegoi edhe në cilat mënyra ndërmarrësit mund t’iu prezentohen partnerëve  potencial. Përveq tryezës së rrumbullakët në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së financave dhe ekonomisë, Ministrisë së zhvillimit regjional dhe pushtetit lokal dhe drejtoresha e USAID-it Suzan Fritz, do të organizohen edhe takime direkte, në të cilët përfaqësuesit e ndërmarrjeve nga jugu do të bisedojnë me investitorët.

Shërbimi i Trupit Koordinues në vitin 2012 i ka ndarë 40 milionë dinarë mjete të pakthyeshme ndërmarrjeve në këto tri komuna, mjete këto të cilët kanë ndikuar në rritjen e numrit të vendeve të reja të punës. Këtë vit Shërbimi i Trupit Koordinues ka ndarë 60 milionë dinarë për subvencionimin e ndërmarrjeve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

’’Investimi në këtë pjesë të shtetit nënkupton edhe stabilitet politik. Presim që në periudhën e ardhëshme të kemi edhe aktivitete tjera, të cilat do të kontribojnë në të mirën e përgjithshme dhe në kualitetin e jetës tek të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në këto komuna” ka përfunduar Stankoviq.

Ambasadori Majkëll Kirbi tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë  të mbështesin këtë pjesë të vendit në mënyrë që sa më mirë të shfrytëzohen potencialet e kësaj pjese, e ato janë siç theksoi ambasadori, të rinjët e këtyre komunave dhe afërisa e Koridorit 10.

“SHBA-ja mbështet zhvillimin ekonomik të Sërbisë në përgjithësi, e në veçanti pjesën jugore”, shtoi ambasadori.

Panairi i investimeve potenciale organizohet nga Shërbimi i Trupit Koordinues në bashkëpunim me Odën ekonomike të Sërbisë. Këtë aktivitet e mbështesin edhe ambasada e SHBA-së dhe delegacioni i Unionit Europian në Republikën e Sërbisë.

Burimi: Trupi Koordinues