Arkiva e lajmeve
                   

NJOFTIM PËR MEDIA - 29.01.2013.

29. janar 2013.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, sëbashku me Komisionerin e Lartë për pakica të OSBE-së, Knut Volebekun,  me kryetarin e komunës Nagip Arifin dhe dekanin e Fakultetit ekonomik të Suboticës, Nenad Vunjakun,  do të vizitojnë  lokacionin në Bujanoc në të cilin do të duhet të ndërtohet objekti i Fakultetit ekonomik. Në ndërtesën e re do të duhet të zhvendoset edhe paralelja e Fakultetit ekonomik të Suboticës, nga hapësirat e tanishme të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.

 “Ashtu edhe siç kemi premtuar do të përfundojmë ndërtimin e objektit të Fakultetit ekonomik në Bujanoc” tha Stankoviq dhe theksoi se ky projekt është i një rëndësie të jashtëzakonshme sepse kjo është edhe një mënyrë e zgjedhjes së çështjes së arsimimit të komunitetit shqiptar, çka njëherit është edhe një nga prioritetet e punës së Trupit Koordinues.

 „Integrimi i këtij komunitetit në jetën shoqërore është i një rëndësie të madhe për jugun e Sërbisë, por edhe për të gjithë ne, të cilët po mundohemi që edhe në këto kushtë të vështira ekonomike për shtetin tonë, të inkurajojmë  jetën e qytetarëve  të këtyre tri komunave“ , tha Stankoviq.

Stankoviq spjegoi që obligim i komunës ka qenë të caktojë lokacionin, edhe e ka bërë atë. „ Ndërtesa e re do të ndërtohet përballë Shtëpisë së Shëndetit. Sipas vlerësimeve tona ndërtimi do të duhet të fillojë në pranverë të këtij viti, a sa i përket pamjes dhe funksionalitetit  gjithçka do të bëhet në bazë të Rregullores për akreditim“ ka thënë Stankoviq.