Arkiva e lajmeve
                   

NJOFTIM PËR MEDIA - 25.10.2019.

25. tetor 2019.

Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka dënuar çdo retorikë nxitëse që mund të ndikojë në stabilitetin e kësaj zone dhe në asnjë mënyrë nuk kontribuonë në përparimin dhe mirëqenien e popullatës së këtyre komunave.

“Bujanoci është një qytet në Republikën e Serbisë i banuar nga serbë, shqiptarë, romë dhe të tjerë. Ne i ftojmë të gjithë akterët politikë dhe ata që dëshirojnë të jenë, që të sillen me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Serbisë", tha Stankoviq, dhe theksoi se askush nuk ka të drejtë të kualifikojë njerëzit për të pranueshëm dhe të papranueshëm pavarësisht nga orientimi i tyre politik.

Kryetari i Trupit Koordinues theksoi se deklaratat që janë në kundërshtim me ligjet e këtij vendi deri më tani nuk kanë shkaktuar dhe as që do të shkaktojnë rritje të tensioneve dhe destabilizim të zonës, sepse përpjekje të tilla janë bërë edhe më parë. Stankoviq tha se i beson njerëzve që jetojnë në këtë zonë, sepse është i bindur që ata nuk do të ndikojnë në pozicionin e tyre në çështjen e ruajtjes së marrëdhënieve të mira ndëretnike, por edhe ndërnjerëzore, dhe se të gjihë ata sikur edhe deri më tani do të respektojnë ligjet e Republikës së Serbisë në punën dhe jetën e tyre të përditshme.

"Si serbët, ashtu edhe shqiptarët dhe të gjithë ata që jetojnë në këto komuna, Republika e Serbisë, organet shtetërore kompetente dhe Trupi Koordinues ua garontonë lirinë e lëvizjes dhe të gjitha të drejtat e njeriut që u takojnë atyre me ligj. Trupi Koordinues do të vazhdojë të vazhdojë të punojë së bashku me organet e tjera shtetërore të Republikës së Serbisë për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe punës së qytetarëve në këto komuna", tha Stankoviq.