Arkiva e lajmeve
                   

NJOFTIM PËR MEDIA - 25.10.2017.

25. tetor 2017.

Beograd – Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë njofton se këtë vit nuk do të shpallet konkursi për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme të subvensioneve për kompanitë e vogla dhe të mesme.

Në buxhetin e Shërbimit të Trupit Koordinues për vitin 2017, janë ndarë mjete në vlerë prej 40 milionë dinarë për këtë qëllim. Në lidhje me këtë Programi për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për subvensione me materialin e kompletuar dhe opinionet e të gjitha ministrive relevante iu janë dërguar Qeverisë për marrjen e vendimit. Programi ka marrë pëlqimin e Bordit të Qeverisë, por nuk ka ardhur deri tek miratimi i tij në seancën e Qeverisë, nga cila arsye Shërbimi i Trupit Koordinues nuk është në mundësi që ta shpallë këtë konkurs.