Arkiva e lajmeve
                   

NJOFTIM PËR MEDIA - 23.07.2013.

23. korrik 2013.

Në ndërtesën e komunës Bujanocit në hapsirat e Press qendrës, 18 ndërrmarsit nga Presheva dhe Bujanoci kanë nënshkruar kontratën për ndarjen e mjeteve të pa kthyeshme subvencinonet për ndërrmarjet e vogla dhe të mesme si dhe kooperativat buqsore. Në konkurs për këto dy komunat janë ndarë gjithsej 48 milion dinarë dhe atë për 10 ndërrmarje nga Bujanoci dhe tetë nga Presheva.

Mjetet për subvecionet për subjeketet e ndërrmarsis janë ndarë në bazë të programit të  masave për rradhimi dhe për ndarjen e mjetëve për subvencionet  e subjekteve ndërmarëse të pronësisë  private në komunë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilën Qeveria e Republikës Sërbis e ka miratu me 30. prill 2013. Në programin e masave mendim pozitiv kanë dhënë edhe Ministria e zhvillimit regjional dhe qeverisjes lokale dhe Ministria e buqsis, pylltaris dhe administrimit ujor. 

Kushtet në konkurs për të marrë mjete kanë qenë: punë pozitive më së paku tri vite, në bazë të obligimeve për tatimet dhe kontributet të jenë të paguara të gjitha detyrimet, të mos jetë në prces të falimintimit apo likuidimit si dhe në dy vitet e fundit të mos jet në masa ndëshkuese për zhvillim e biznesit. Po ashtu, ka qenë për ndërrmarsit që të kenë së paku dy të punsuar në koh të pacaktuar.

Në konkurs kanë arritur 56 aplikacione nga tri komunat, afati për dorzim ka qenë 11. qershor. Në punën e komisionit kanë marrë pjesë Trupi koordinues dhe tri komunat, përfaqsuesit e Ministris zhvillimit regjonal dhe vetqeverisjes lokale, Ministria e buqsisë, pylltarisë dhe administrimit të ujrav si dhe ekspert i pavarur.

Duke pasur parasysh subjektet ndërrmarse të cilat kanë konkuruar nga komuna e  Medvegjës, nuk ka pasur aplikacione të kompletuara, shuma prej 12 milion dinarë kanë mbet të pa ndara. Shërbimi i Trupit koordinues ka marrë vendim që ta përsërisë konkursin për ndërrmarsit në Medvegjë, dha aj do të hapet në muajin gusht.