Arkiva e lajmeve
                   

NJOFTIM PËR MEDIA - 22.05.2013.

22. maj 2013.

Shërbimi i Trupit Koordinues për komunën e Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës ka shpallur Konkurs për ndarjen e 60 milionë dinarëve  mjete të pa kthyeshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe të kooperativave bujqësore në tri komuna. Për komunën e Bujanocit ka ndarë 25.5 million  për Preshevë 22.5 million për Medvegjë 12 milion dinar.

“Me këtë program shteti përmes Trupit Koordinues  ka për qëllim të ndihmojë zhvillimin ekonomik të tri komunave të pazhvilluara, të inkurajojnë dhe nxisin prodhimin qe sipërmarrja e këtij vendi  mund të bëhen më konkurrente ka thënë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe theksoi së pari konkursi synon uljen e papunësisë dhe rritjen e punësimit”.

Për mjete të pa kthyeshme mund të aplikojnë sipërmarrësit të cilët janë bazuar në këto komuna, që kanë të paktën dy të punësuar, të cilëve nuk është zhirollogaria e bllokuar, e as që nuk është në procedur të falimentimit e cila duhet të ketë tri vjet së paku.

Të gjitha ndërmarrjet që kanë aplikuar vitin e kaluar këtë vit nuk mund të aplikojnë. Sipërmarrësit  të cilët kanë marrë mjete  nuk guxojn ti largojn puntortë gjatë tre viteve të ardhshme.

Maksimumi i mjeteve të pa kthyeshme për një firme në konkurs është tre milion dinarë