Arkiva e lajmeve
                   

NJOFTIM PËR MEDIA - 21.02.2017.

21. shkurt 2017.

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njofton se është i pa vërtetë informacioni se Paralelja e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc do të mbyllet për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

„Trupi Koordinues nga themelimi përkrah këtë njësi të lartë arsimore. Mjetet për financim janë ndarë në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik si ministri përkatëse dhe në asnjë mënyrë nuk është rrezikuar funksionalizimi i kësaj Paraleleje. Mësimi në Paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc realizohet në dy gjuhë,  mësimin në gjuhën shqipe e realizojnë profesorët nga Subotica, ndërsa në gjuhën shqipe profesorët e Universitetit Shtetëror të Tetovës“, deklaroi Zoran Stakonkoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Stankoviq theksoi se ky lajm është tendencioz dhe ka për qëllim të sjellë shqetësim dhe të shërbej për qëllime politike ditore.

 „Lajmi është i pasaktë dhe nuk ka qëllim që të informoj por që të pengoj punën e një institucionin stabil. Studentët dhe qytetarët mund të jenë të sigurtë sepse ky lajm nuk është e vërtetë“, përfundoi Stankoviq.

Burimi: Trupit Koordinues