Arkiva e lajmeve
                   

NJOFTIM PËR MEDIA - 20.03.2013.

20. mars 2013.

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, më 13 mars, me rastin e vizitës që u bënë zonave të përmbytura, u njoftuan nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, për situatën e krijuar kur në linjën administrative në vendin e ndaluar për kalime, patrulla e Ushtrisë së Sërbisë ka kapur disa persona duke tentuar bartjen e kafshëve përtej kufirit. Kryetari i Trupit Koordinues ka kontaktuar personat kompetentë në bazën ushtarake në fshatin Konçul dhe me atë rast është informuar për detajet e kësaj ngjarje.

“Jam informuar se disa persona kanë tentuar që të kalojnë vijën administrative në vendin e ndaluar dhe me këtë rast i ka ndaluar patrulla e ushtrisë, e cila ka lajmëruar policinë dhe organet gjyqësore. Më është thënë se personat e ndaluar nga ushtria kishin  deklaruar që këtë gjë nuk e kishin bërë qëllim. Duke pasur parasysh se është kryer vepër kundërvajtëse, policia ka bërë procesverbalin, ndërsa organet gjyqësore kanë shqiptuar dënimet për kundërvajtje. Poashtu kafshët u janë kthyer pronarëve“, ka deklaruar Stankoviq.

Ai sqaroi se pas marrjes së informatave menjëherë ka njoftuar kryetarin e komunës Nagip Arifin për detalet në hollësi, si dhe po të njëjtën ditë ka mbajtuar takim me kryetarin e bashkësisë lokale në Konçul.

Gjithsesi se nuk është fjala për maltretimin e qytetarëve, po për përgjegjësinë e pjesëtarëve të ushtrisë së Sërbisë detyrë e të cilëve është që të mbrojnë vijën administrative prej kalimeve ilegale, theksoi kryetari i Trupit Koordinues dhe tha se nuk ka vend për manipulime dhe teza për maltretimin e banorëve të Konçulit.

 „Nuk ka nevojë për këso lloj imponimesh dhe krijimin e problemeve aty ku nuk ka. Gjërat janë të qarta, duhet të respektohen ligjet dhe ato vlejnë njësoj për të gjithë. Këshilla ime është që banorët e këtij fshati mos të bijnë nën manipulimet politike në favor të qëllimeve të dikujt, i cili nuk do t'i sjellë atyre jëtë më të mirë. Banorët e këtij fshati do t'i vizitoj me rastin e vizitës së parë të radhës dhe me ta personalisht do të bisedoj për përmirësimin e kushteve të jetës së tyre, tha Stankoviq.