Arkiva e lajmeve
                   

NJOFTIM PËR MEDIA - 10.01.2013.

10. janar 2013.

Seanca e rregulltë e presidencës së Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të mbahet sot në ora 13:00 në Bujanoc.

Në seancë në mes të tjerëve do të marrë pjesë edhe kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, kryetarët e komunave, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilët njëherit janë edhe nënkryetarë të këtij organi. Në seancë do të diskutohet për raportin mbi punën në vitin 2012 dhe për  aktivitetet e planifikuara për këtë vit.

Seanca është caktuar më herët  dhe do të jetë praktikë e re e punës së Trupit Koordinues që edhe në të ardhmen do të mbahet në njërën nga këto tri komunat.