Arkiva e lajmeve
                   

NJOFTIM PËR MEDIA - 07.06.2013.

7. qershor 2013.

Kur është fjala për të drejtat e pakicave nacionale, por edhe të drejtat e pakicës shqiptare,  Republika e Sërbisë rrespekton Kushtetutën, ligjet dhe të gjitha konventat ndërkombëtare, ka thënë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

„Qeveria e Republikës së Sërbisë dhe Trupi Koordinues janë tërësisht të përkushtuara për zgjidhjen e problemeve legjitime të qytetarëve të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe ato probleme të cilët para disa muajve i kanë paraqitur përfaqësuesit e partive politike shqiptare. Presim vazhdimin e bisedimeve me Shqiptarët nga jugu i Sërbisë, pas miratimit që i është bërë temave për bisedimet e ardhëshme nga Qeveria e Republikës së Sërbisë më 4 qershor, tema këto të propozuara pikërisht nga përfaqësuesit e Shqiptarve“, ka thënë Stankoviq.

Trupi Koordinues, sëbashku me përfaqësuesit e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, bëjnë përpjekje të vazhdueshme me qëllim të zgjidhjes së përhershme të problemeve në jug të Sërbisë, sidomos ato të zhvillimit ekonomik dhe zvoglimit të papunësisë, si probleme më të mëdha në territoret e këtyre komunave.