Arkiva e lajmeve
                   

NJË E TREAT E BANORËVE MARRIN NDIHMË NGA KRYQI I KUQ

31. korrik 2017.

Medvegjë – Ndihma e Kryqit të Kuq përdoret nga 2.500 banorë, prej gjithsej 7.000, në komunën shumë nacionale të Medvegjës, është thënë në nga kjo organizatë humanitare. Siç është precizuar, 2.000 shfrytëzues marrin pakot me gjësende, ndërsa të tjerët marrin vakte në Kuzhinën Popullore, e cila punon 9 muaj gjatë vitit.

Çdo vit ndahen 500 pako të ushqimit, higjienës dhe nga pesë kilogram miell për banorët e rrezikuar social në terren. Pakot dërgohen direkt nga Qeveria e Serbisë, ndërsa pjesëmarrës kryesor në projekt është komuna e Medvegjës e cila financon harxhimet materiale.

Sekretari i Kryqit të Kuq, Luljeta Kosumi, tha se aktivistët përpiqen që maksimalisht t`i ndihmojnë të varfërve, kështu që secilit që i nevojitet ndihma nuk duhet të turpërohet, por ta kërkojë atë.

„Kokat poshtë dhe enë vijnë njerëzit të cilët turpërohen dhe këkrojnë vakt të zier dhe kjo për ta është i vetmi vakt, ndërsa ka edhe nga ata të cilët thonë se asnjëherë nuk e mbyllim kuzhinën sepse nuk do të kenë se çka të hajnë”, tha Kosumi.

Kryqi i Kuq njëherë në vit organizon mbledhjen e veshjeve dhe mbathjeve, ndërsa ndihma i ofrohet edhe për harxhimet e varrimit.

Për kolektivin e Kryqit të Kuq edhe të shtunat janë ditë punë, ndërsa për festa ushqimi ndahet paraprakisht.

Burimi: Beta, Novi Magazin, N1 Info dhe Trupi Koordinues