Arkiva e lajmeve
                   

“NISH- EXPRESI” MË TEJ E KA PAISUR STACINON E AUTOBUSAVE NË BUJANOC

26. gusht 2015.

Nish/Preshevë/Bujanoc -  në ndihmë migrantëve të cilët çdo ditë në numër të madhë kalojnë nga Maqedonia në Sërbi, këto dita është kyçur edhe “Nish Expresi”

Bartësit e Nishit e kanë paisur hapsirat e stacinonin e autobusave në Bujanoc më tush kabina një numër më të madh të toaleteve dhe  dy dhoma pritje ku munden migrantët ndërkoh të qëndrojnë.

Në stacionin e autobusave migrantët munden të shfritëzojnë pa pagesë internetin wifi si dhe prizat për mbushjen e mobil telefonave me energji elektrike. 

Zavendës drejtori i “Nish-expresit” Millomir Radovanoviq ka thënë se “Nish-expresi” vazhdonë që migrantëve ti sigurojnë kushte për qëndrueshmëri të mirë në Bujanoc. 

 “Shumica prej tyre vinë mbrenda natës dhe duhen të presin për nisje disa orë. Në stacion tash munden të gjejnë streh nga shiu dhe erërat të freskohen dhe të pushojnë”, ka thënë Radovanoviqi.

Aj ka theksuar se “Nish-expresi” ka nëntë nisje nga Bujanoci për në Beograd dhe Subotic, kurse për nevoja kur rritet numri i migrantëve atëher ka nisje shtesë.  

“Për migrantët vazhdon i njejti çmimi I biletës sikur se edhe për tjert udhetar. Bileta deri ne Beograd është 2000 dinar, kurse deri në Subotic 2.900 dinar”, ka shtuar Radovanoviqi.

Burimi : Jugmedia dhe Trupi Koordinues