Arkiva e lajmeve
                   

NGA VERIU NË JUG

8. nëntor 2010.

Qendra e të rinjëve ,,Ti dhe unë jemi Ne’’ nga Bujanoci, të mërkurën më 27 tetorë të vitit 2010 në Teatrin Popullorë në Kikindë kanë pasur premierën e çfaqjes teatrale ,,Ne jemi e tërë bota’’. Çfaqja është mbështetur nga Sekretariati Krahinorë për Kulturë i Krahinës Autonome të Vojvodinës në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Koncepti i këtijë spektakli muzikoro-teatral është bazuar në pjesët e dramës së Shekspirit ,,Romeo dhe Zhulieta’’ duke e pasuruar dhe përmirësuar me përvojën e të rinjëve nga Kikinda si dhe të rinjëve nga komunitetet e ndryshme të cilët aktrojnë në gjuhët e tyre. Në këtë çfaqje teatrale ku protagonist kryesorë janë nxënësit e shkollave të mesme nga Kikinda, bëhet fjalë për idetë dhe qëndrimet e rinisë.

,,Përshtypjet e mia për këtë çfaqje janë shumë të mira. Gati dy muaj jemi munduar dhe kemi punuar në mënyrë që të arrijmë kulminacionin. Që nga fillimi i pregatitjes së çfaqjes e deri në fund kemi arritur qëllimin duke ju falënderuar këmbënguljes sonë. Para fillimit të çfaqjes kemi pasur frikë e më pastaj kemi marrë një qëllim të caktuar dhe në ndërkohë kemi humbur frikën e mëparshme. Dhe natyrisht, kur t’i përmbledh përshtypjet, vie në përfundim se kjo është vetëm fillimi i një storje fascinante’’, deklaroi Andrej Tot, një nga aktorët e çfaqjes.

,,Sa gjëra të reja kemi mësuar gjatë kohës së pregatitjes së kësaj çfaqjeje, vetëm ne e dijmë, ndërsa publiku ka parë vetëm më të mirën dhe është ndjerë e ftuar që të na bashkangjitet në rrethin magjik të lojës sonë. Sadoqë në disa momente të jem ndjerë i lodhur, ndjenja e kënaqësisë pas qdo ushtrimi ka qenë e paharrueshme dhe me vlera të larta. Më e rëndësishme ka qenë se kemi arritur krijimin e një familje të rinjësh të cilët kanë të njejtat kriteriume, probleme, gëzim, hidhërim dhe dashuri ndaj artit’’, theksoi Srgjan Milosav, aktorë në këtë çfaqje.

Qendra rinore ,,Ti dhe unë jemi Ne’’ paralelisht me çfaqjen e Kikindës, të njejtën pregatit me nxënësit e shkollave të mesme nga Presheva dhe Bujanoci. Regjisorë i të dy çfaqjeve është Aleksandar Laziq.

,,Deri tani çfaqjen e kemi pasur në shtatë qytete. Ne teatrojmë për jetën e vërtetë e të rinjëve. Në skenën ,,Rasha Plaoviq’’ në Beograd, nxënësit shqipëtarë, serbë dhe romë të shkollave të mesme, më 17 dhjetorë do të aktrojnë në tetë gjuhë. Përmes punës në këtë projekt, pjesëmarrësit kanë pasur rastin të mësojnë bazat e arteve dramaturgjike si dhe vetë procesin e punës në çfaqjen teatrale.

Këta të rinjë , me përdorimin e njohurive të reja, flasin për veten, jetën e tyre, dashurinë e parë, puthjet e para, facebuk-un, shkollën, familjen, dëshirat e parealizuara, shoqërimin si dhe aspiratat për një botë të re’’, deklaroi Laziq.

,, Unë jamë i kënaqur dhe i lumtur’’, deklaroi Boqo Ostojiq. ,,Puna në këtë projekt më hapur perspektiva dhe njohuri të reja si dhe kam kuptuar se sa janë të rëndësishme marëdhëniet e mira në mes njerëzve. Vetëm një shenjë e vogël e kujdesit sjell shumë ndryshime dhe kënaqësi, e para së gjithash kam mësuar se sa e lumtur është jeta’’.

Çfaqjen ,,Ne jemi e tërë bota’’ deri në fundin e këtijë viti do të kenë rastin ta shohin qytetarët e Beogradit dhe Bujanocit.