Arkiva e lajmeve
                   

NGA TETORI PAGESA DO TË BËHET EDHE DITËVE QË NUK PUNOHET

20. qershor 2018.

Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë- Punëdhënësit në Sërbi nga tetori i këtij vitit mundë të paguajn pagën edhe ditëve kur nuk punohet , bile edhe  gjatë natës.

 “Qytetarët menjëher do të kenë të paguar shumën e parave në llogarit rjedhëse, që është mundësuar me sistemin e ri “Instant” të cilin Banka kombtare e Srbisë (BKS) do ta lëshoj në përdorim në tetor”, tha për “Tanjug” Dragana  Staniq, drejtoresh gjenerale e Sektorit pë sistemin e pagesave  të BKS.

“Punëtorët për disa sekonda do të pranojn rrogën nëse punëdhënësi e autorizon bankën për të bërë instant pagesën, sepse të gjitha bankat këtë mundësi do tja ofrojnë klientëve si dhe punëdhënësve” shtoi Stanin.

Përvoja e djertanishme ishte që kur punëdhënësi ka vendosur për ti paguar mjetet punëtorëve si shembull të premtën mbas dite,  parat kan mundur të “derdhen në llogari” qysh të hënën apo nëse bëhet fjalë për ndonjë fest, pas saj.

Staniq sqaroi se me urdhër të punëdhënësit, transakcioni do të kaloj nëpër sistemin e rrogave për disa sekonda, për deri sa bankat në të cilën qytetarët kanë llogarit rjedhëse janë të obliguar që mjetet ti bartin në llogari të klientit.

Burimi: Таnjug, RTV Ritam dhe Trupi koordinues