Arkiva e lajmeve
                   

NGA LIQENI I BUJANOCIT DERI NË ATHINË

13. nëntor 2015.

Bujanoc, Athinë – Ninosllav Kostiq është sportisti më i njohur dhe më i suksseshëm i Bujanocit me një karierë ndërkombëtare. Po nëse mirret parasysh se me vrapim profesional mirret që disa vite dhe se ka shkelur dekadën e pestë të jetës, rezultatet e tija bëhen edhe më të rëndësishme. Përveç kësaj, Kostiq është i vetmi bujanocas që është marrë me maratonë.

I njohuri Niko të dielen ka vrapuar „Maratonwn Autentike të Athinës“ të 33 me rradhë. Si qëllim të garës në kryeqytetin grek, djep i këtij sporti, pas 42 kilomentrave dhe 195 metrave të vrapuara ka arritur për 4 orë dhe 26 minuta.

Ky maratonist nga Bujanoci përgaditet vet për maratonë, por edhe vet i heq harxhimet e garave, por nga njëherë i ndihmon edhe vetqeverisja lokale, ku edhe vet punon.

Ninosllavi Maratonën e Athinës e ka vrapuar në shoqëri të njëzet mijë garuesve nga e gjithë bota, përveç atyrëve nga Afrika, të cilët këtë vit nuk kanë marrë pjesë përshkak të krizës së emigrantëve.

„Maratona e Athinës është përvoj e madhe për mua. Kam shkuar të premten, kështu që kam pasur kohë që ta shikoj Athinën dhe në qetësi të përgaditem për garë. Për Maratonën e Athinës jam paraqitur në korrik dhe kam arritur ta përfundoj garën“, ka thënë Kostiq.

Ninosllavi tërë jetën merret me sport. Ka ushtruar futboll, vojelboll dhe basket, ndërsa në mënyrë aktive merret edhe me biciklizëm:

„Prej se e di mirrem me ndonjë sport, ai është pjesë e imja“, thotë Niko.

Vrapimin profesional e ka zbuluar rastësisht, për të cilin e ka nxitur shoku i tij Dalibori:

 „Çdo ditë ka vrapuar deri tek liqeni i Bujanocit dhe rrethinës. Pastaj, në vitin 2012, kam vrapuar deri në Vraj, masnej deri në Prohor Pçinjë. Masnej, Dalibori më ka propozuar që të paraqitem në Maratonën e Beogradit. Ishtë viti 2013, kur kam vrapuar vetëm gjysmë maratonën, ndërsa gara tjetër ka pasur 42 kilometra dhe 195 metra“, tha Ninosllav.

Kanë vazhduar garat në Shkup, Sofje, Novi Sad, përsëri në Beograd, Selanik, Podgoricë...e deri tek kjo e Athinës. Sprova tjetër që e pret maratonistin bujanocas është gara në qytetin në të cilin edhe e ka filluar karierën – Maratona e Beogradit, e cila organizohet në pranverën e ardhshme.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues