Arkiva e lajmeve
                   

NGA KRYQI I KUQ I BUJANOCIT JANË NISUR PESË KAMIONA ME NDIHMA

21. maj 2014.

Nga depoja e Kryqit të Kuq të Bujanocit janë nisur pesë kamiona me ndihmë për përmbyetjet e ndodhura në Praqin, tha Bratisllav Llazareviq, sekretar i Kryqit të Kuq në Bujanoc.

Ai ka theksuar se ndihmat e mbledhura përfshijnë veshje për të rritur dhe fëmijë, mbathje, mjete higjienike, ushqim të konzervuar, ujë, batanije dhe pelena.

„Numër i madh i qytetarëve është përgjigjur menjëherë, ndërsa aksionit i`u janë bashkuar Industria e Duhanit në Bujanoc, Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc, Klubi Basketbollistik „Play 017“, Klubi Vollejbollit BSK, fëmijët nga çerdhja „Gëzimi ynë“, Bashkësia Lokale e Bujanocit dhe fabrika e ujit Heba“, tha Llazareviq. 

Lazareviq me ketë rast njoftoi se pret edhe një konvoj me ndihma, e cila ndihmë me siguri do të detikohet Tërstenikut, kah në fund të kësaj jave.

Burimi: Trupi Koordinues