Arkiva e lajmeve
                   

NGA KOMUNA E BUJANOCIT PAKETAT PËR MË TË PREKURIT

26. mars 2020.

Bujanoc-Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme ka vendosur të ndihmojë qytetarët më të prekur  të cilët nuk janë të regjistruar për ndihmë sociale.

Nga buxheti do të ndahen 300.000 dinarë për familjet më të rrezikuara që nuk marrin ndihmë sociale, për të cilët do të shpërndahen paketat me nevoja themelore të jetës.

Javën e kaluar, me kërkesë të Qendrës për Punë Sociale, janë ndarë 200.000 dinarë për raste sociale.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues