Arkiva e lajmeve
                   

Nga jugu i Serbisë gjashtë kandidat për deputet

24. shkurt 2014.

Bujanoc/Preshevë – Sipas të dhënave të KQZ-së, komuna e Bujanocit në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare do të ketë pesë kandidat për deputet sipas listave të tanishme të propozuara për deputet, ndërsa Presheva do të ketë vetëm një kandidat.

Për deputet potencial nga Bujanoci kanë kandiduar Partia Përparimtare Serbe, Partia Demokratike e Serbisë, Partia e Re Demokratike  dhe Partia Radikale Serbe , ndërsa për kandidat potencial nga Presheva gjendet në listë Partia Liberale Demokratike.

Në listën për deputet Partia Përparimtare Serbe është me numër 148, me Nenad Mitroviqin, kryetari i këshillit të Partisë Përparimtare Serbe në Bujanoc, në listën për deputet nga Partia Demokratike Serbe me numër rendor 227, gjendet Slavolub Ristiq nga Bujanoci, ndërsa me numrin rendor 188 në listën për deputet të Partisë së Re Demokratike gjendet Boban Pavloviq nga Bujanoci.

Partia Radikale Serbe ka dy kandidat për deputet nga Bujanoci – Jovica Stojmenoviqin me numër rendor 110 dhe Gordan Tasiqin me numër rendor 219.

I vetmi kandidat për deputet nga Presheva është Kujtim Sadriu, i cili është shqiptari i vetëm deri më tani i propozuar në listat për deputet. Gjendet në listën e Partisë Liberale Demokratike me numrin rendor 148.

Pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare ka paralajmruar edhe Partia për Veprim Demokratik (PVD), e cila ende në fazën e mbledhjes së nënshkrimeve, i cilës parti është lider Riza Halimi, ka njoftuar se do të dorëzojnë listën për deputet me dhjetë kandidat.

Burimi: B92