Arkiva e lajmeve
                   

NGA BUXHETI KOMUNAL I BUJANOCIT 5 MILION DINAR PËR PUNËSIM NË SHTËPINË E SHËNDETIT

26. qershor 2018.

Bujanocpër shkak të ndalesës në sektorin publik, e cila ende është në fuqi, shtëpia e shëndetit në Bujanoc ka disa vite që ballafaqohet me munges të kuadrit mjeksor dhe jo mjeksor. Ky problem zgjidhet me angazhimin e punëtorëve në kohë të caktuar që financohen nga buxheti i vetëqeverisjes lokale.

Komuna e Bujanocit në buxhetin e saj për vitin 2018 ka caktuar dicka më tepër se 18 milion dinar për këtë institucion shëndetsor ndërsa me rebalans të buxhetit të miratuar në séance e fundit të Këshillit komunal të javës së kaluar, mjetet janë rritur edhe për 5 milion dinar.

Stojanca Arsiq, zëvendës kryetar i komunës së Bujanocit me këtë rast tha se nuk egziston ndonjë tjetër mënyrë që shtëpia e shëndetit të realizoj punët e saja pa pengesa.

 “Shtëpia e shëndetit ka munges të kuadrit mjekësor edhe të mjekëve po ashtu edhe të teknikëve medicinal, deri më tani nuk kemi paralajmërime për shfuqizimin e kësaj ndalese. Jemi të detyruar që këtë problem jo të këndshëm ta zgjidhim me angazhim e punëtorëve për  në kohë të caktuar”, tha Arsiq

Sipas fjalëve të tij nga shtëpia e shëndetit nga Bujanoca vitëve të fundit kanë shkuar rreth 30 punëtor shëndetësor. Arsyet më të shpeshta të shkuarjes së tyre janë pensionimi dhe specijalizimet por ka edhe raste kur mjekët largohen për shkak  të praktikave private.

Sipas informatave jo zyrtare në shtëpinë e shëndetit ka gati një muaj që nuk realizohen kontrollimet internistike sepse një specialist është në pushim mjekësor ndërsa tjetri e ka lënë punën.

 “ Duhet ta mbulojm punën në teren, në stacionet shëndetsore dhe ambulantat por edhe në vet qendrën shëndetsore në Bujanoc, për cka ndihmon komuna. Fatkeqsisht shtëpisë së shëndetit i mungojnë vozitësit, për cka edhe ktu jemi të detyruar të angazhojmë punëtor deri në fund të vitit” shtoi Arsiq

Burimi: Jugpres dhe Trupi koordinues