Arkiva e lajmeve
                   

NETËT E GEJZERËS PREJ 20 KORRIKUT DERI MË 2 GUSHT

14. korrik 2016.

Medvegjë, Banja e Sijarinës – Netët e Gejzerës mbahen këtë vit për herën e 19, prej datës 20 korrik deri 2 gusht në Banjën e Sijarinës. Organizatorët janë munduar që gjatë 14 ditëve gjatë manifestimit për të gjithë mysafirët të banjës të përgaditjes së programit kulturor artistik.

Netët e Gejzerës me këngën e vet do të hapin artistja dhe aktorja e estradës Snezhana Saviq. Gjatë mbrëmjes tematike do të organizohet nata e poezisë, lahutës, këngëve burimore kombëtare, si dhe muzikës dhe romansës së vjetër qytetare. Në kuadër të manifestimit do të ketë edhe organizatat turistike të Lebanit, Bojnikut, Vllasotincës dhe Medvegjës. Për dashamirët e muzikës rok do të organizohen koncerti i rok bendit të njohur Kerber, ndërsa për ata të cilët dëshirojnë melos popullor me këngën e vet do të argëtoj Milomir Milaniq. Në kuadër të Netëve të Gejzerit tradicionalisht organizohet edhe gara për Zërin e Parë të Gejzerit, si dhe zgjedhja për Mis Gejzeri. Ditën e fundit të manifestimit do të promovohet monografija e prof. dr Vukadin Ristiq “Banja e Sijarinës – burimi i shëndetit dhe jetës”. Çiftet të cilët dëshirojnë që të japin betimin nën Gejzer, mund ta bëjn atë më 2 gusht.

Organizatorët e Netët e Gejzerës janë organizata turistike e komunës së Medvegjës në bashkëpunim me spitalin specialistik për rehabilitim “Gejzer” në Banjën e Sijarinës, nën sponzorizimin e Ministrisë së Tregëtisë dhe Telekomunikacionit të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe komunës së Medvegjës.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues