Arkiva e lajmeve
                   

NESËR DO TË MBAHET MBLEDHJA E KRYESISË SË TRUPIT KOORDINUES

25. shkurt 2015.

Mbledhja e kryesisë së Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të mbahet nesër në ora 12, në Pallatin Serbia.

Në mbledhjen e kryesisë, përveç Zoran Stankoviqit, kryetar i Trupit Koordinues, pritet edhe prezenca e Nagip Arifit, kryetar i komunës së Bujanocit, Ragmi Mustafës, kryetar i komunës së Preshevës, Dragisha Petroviqit, kryetar i komunës së Medvegjës, të cilët edhe njëherit janë nënkryetar të këtij trupi. Në mbledhje do të duhej të marrin pjesë edhe kryetarët e kuvendeve të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ftesat i`u janë dërguar edhe deputetëve popullor Riza Halimit, Shaip Kamberit dhe Nenad Mitroviqit.

Në mbledhjen e kryesisë në cilësi të vëzhguesëve do të marrin pjësë edhe përfaqësuesit e Delegacionit të Unionit Europian në Serbi, Misionit të OSBE-së dhe ambasadës së Britanisë së Madhe dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.