Arkiva e lajmeve
                   

NËNTË MILIONË PËR AVANSIMIN E TË DREJTAVE SOCIALE DHE PAKICAVE DHE TRE MILIONË PËR ORGANIZATAT JOQEVERITARE

21. korrik 2009.

Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë shpallë dy konkurse për finansimin e projekteve për avansimin e të drejtave sociale, drejtën e pakicave si dhe finansimin e projekteve të organizatave joqeveritare në Serbinë jugore.
 
Nëntë milionë dinarë do t’u ndahen për nevojat në kulturë, avansimin e komunikimit dhe tolerancës në mes të përfaqësuesve të nacionaliteteve të ndryshme, pakicave kombëtare si dhe bashkësive etnike dhe për projektet nga sfera e shëndetësisë, arsimit dhe sportit.

Tre milionë dinarë Trupi Koordinues për Serbinë jugore ka ndarë për ngritjen e kapaciteteve të organizatave joqeveritare si dhe organizatave të shoqërisë civile, avansimin e aktiviteteve rinore, afrimin e rinisë së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me moshatarët e tyre nga viset tjera të Serbisë si dhe edukimin e popullatës mbi njohjen dhe shfrytëzimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutë, respektimin e të drejtave njerëzore, krijimin e qetësisë, demokracisë dhe tolerancës.

Të gjitha dokumentacionet e duhura mundë të merren në webfaqen e Trupit Koordinues www.kt.gov.rs si dhe në zyret e Trupit Koordinues në Preshevë dhe Bujanoc. Konkursi është i hapur deri më datën 21 korrik 2009. Të drejtë konkurimi kanë organizatat joqeveritare, shoqatat e qytetarëve, organizatat joprofitabile si dhe personat juridik të regjistruar në teritorin e Republikës së Serbisë.