Arkiva e lajmeve
                   

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR QEVERISJEN MULTIETNIKE NË BUJANOC

22. tetor 2010.

Kryetari i Trupit Koordinues së Republikës së Serbisë për komunat Presehvë, Bujanoc dhe Medvegjë ministrër për administratë shtetërore dhe vetëadministrim lokal Milan Markoviq dje me përfaqësuesit e partive politike Serbe dhe Shqipëtare ka nënshkruar marëveshjen për krijimin e pushtetit multietnik në Bujanoc.

Përpos Markoviqit, dokumentin e nënshkruan kryetari i komunës së Bujanocit Shaip kamberi, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi, kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik Jonuz Musliu, kryetari i Unionit Demokratik të Luginës Mejdi Zeqiri, përfaqësuesi i Partisë Demokratike-koalicioni ,,Për Serbinë Europiane Boris Tadiq'' Sasha Peshiq dhe pran grupit të qytetarëve ,,dr. Stojança Arsiq dhe dr. Miodrag Milkoviq'' Stojança Arsiq.

Sipas kësajë marrëveshje, në pushtetin e komunës së Bujanocit përpos tri partive shqipëtare do të marrin pjesë edhe dy parti politike serbe dhe një grup i qytetarëve. Pushtetin do ta përbëjnë Partia për Veprim Demokratik e cila ka 13 këshillëtarë, Lëvizja e Progresit Demokratik me 6 këshillëtarë, Unioni Demokratik i Luginës me tre këshillëtarë. Tre këshillëtarë ka koalicioni ,,Për Serbinë Europiane Boris Tadiq'' (dy PD dhe 1 G17+) si dhe grupi i qytetarëve ,,dr. Stojança Arsiq dhe dr. Miodrag Milkoviq''.

Dokumenti parasheh që partitë Serbe të marrin postin e zëvendëskryetarit të komunës, postin e zëvendëskryetarit të kuvendit komunal, një kryeshef në qeverinë komunale, katër anëtarë të këshillit komunal, postin e drejtorit të barnatores, bibliotekës si dhe zëvendësdrejtorin e Shtëpisë së Shëndetit.
Përfaqësuesit e partive politike Serbe dhe Shqipëtare të cilat do të përbëjnë qeverinë e ardhshme në kuvendin komunal të Bujanocit deklaruan se përfitim më të madh nga ky koalicion do ta kenë vetë qytetarët e kësaj komune.

Kryetari i Trupit Koordinues deklaroi se zgjerimi i pushtetit me këshillëtarë serb është një porosi se bashkëpunimi është kushti themelorë për një jetë normale të qytetarëve.

,,Ky është një nga sukseset që ne kemi arritur në dy vitet e fundit ndërsa nga qeveria e re pres të jetë e përgjegjshme dhe të përkujdeset për qytetarët e sajë'', deklaroi Markoviq. Ai shtoi se me zgjerimin e pushtetit lokal mundësohet integrimi sa më i shpejtë i Shqipëtarëve në institucionet shtetërore si dhe stabiliteti politik duke shpresuar se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Preshevë.

Riza Halimi, deputet popullorë, gjithashtu shprehu bindjen se një marrëveshje e këtillë do të nënshkruhet edhe në Preshevë, duke shtuar se krijimi i qeverisë multietnike do t'i japë kurajo Qeverisë qendrore që në mënyrë më të guximshme të merren me integrimin e Shqipëtarëve në institucionet shtetërore si dhe angazhim më të madh në revitalizimin ekonomik të kësaj treve.

Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Bujanocit teksoi se dy parti serbe do të kenë zëvendëskryetarin e komunës dhe zëvendëskryetarin e kuvendit komunal, katër anëtarë të këshillit komunal si dhe fungsione të rëndësishme në disa sipërmarrje publike dhe institucione, ndërsa marrëveshja do t'u mundësojë Shqipëtarëve integrim sa më të shpejtë në institucionet shtetërore.

Në nënshkrimin e kësaj marrëveshje mori pjesë edhe kryeshefi i OSBE-së në Serbi Dimitrios Kipreos i cili përshëndeti nënshkrimin e kësaj marrëveshje mbi pushtetin lokal multietnik në Bujanoc duke theksuar se këtu bëhet fjalë për një hapë shumë të rëndësishëm.

,,Nënshkrimi i marrëveshjes nga ana e liderëve Shqipëatarë për formimin e një pushteti lokal me përfaqësuesit Serbë që së bashku të udhëheqin komunën, paraqet një hapë të rëndësishëm për të gjithë banorët e Bujanocit dhe një bashkëpunim konstruktiv në mes dy palëve'' theksoi Kipreos.

,,Vlerësojmë rolin e kryetarit të Trupit Koordinues ministrit Milan Markoviq për arritjen e kësaj marrëveshje dhe inkurajojmë të dy palët që të bëjnë hapa të mëtutjeshme në procesin e integrimit të Shqipëtarëve në institucionet shtetërore, ashtu siq është paraparë me marrëveshjen e vitit 2009'' shtoi Kipreos.

Marrëveshja është bazë për zgjidhjen e problemeve të Serbëve, Shqipëtarëve dhe Romëve në Bujanoc.