Arkiva e lajmeve
                   

“NËNSHKRUAJ”- 100 NËNSHKRIME NGA BUJANOCI

4. gusht 2014.

SOS telefon i Vranjës është duke realizuar fushatën “Nënshkruaj” në kuadër të projektit të Qendrës Autonome të Grave “Përpjekjet e përbashkëta – Drejt standarteve të reja europiane për mbrotjen e gruas në baza të dhunës gjinore”. Në fazën e dytë të kësaj kampanje, aktivistet e SOS telefon Vranje, në partneritet me OJQ nga Bujanoci, Zyrën për të Rinj në Bujanoc dhe vullnetarët/vullnetaret OJQ CRC (Qendra Resurse Civile) kanë organizuar mbledhjen e nënshkrimeve, ndarjen e materialit informative dhe ngjitjen e pllakateve në qendrën e Bujanocit.

Në këtë komunë multietnike janë mbledhur rreth 100 nënshkrime. Rreth 300 qytetare dhe qytetarë nga regjioni i Serbisë jugore kanë mbështetur dhe nënshkruar kërkesën për zbatimin e Konventës të Këshillit të Europës rreth ndalimit dhe luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. SOS telefoni i Vranjës ka dërguar 300 kartolina “ASKUSH NUK DON PREMTIME TË ZBRASTA” në adresat e personave kryesor të marrësve të vendimeve shtetëror dhe lokal.

Fushata do të vazhdohet edhe në tjerat komuna në jug të Serbisë.

Burimi: Vranja Pres dhe Trupi Koordinues