Arkiva e lajmeve
                   

NËNKRYETARI I QEVERISË SË SHQIPËRISË ILIR META NË SERBINË JUGORE: DISKRIMINIMI ËSHTË E KALUAR

12. mars 2010.

Nikoqir i nënkryetarit të Qeverisë dhe ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë Ilir Metës gjatë ditës së dytë të vizitës së tijë Serbisë, ka qenë kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq. Ata në Preshevë janë takuar me kryetarin e komunës Ragmi Mustafa dhe kryetarin e kuvendit komunal Skënder Destanin. Me këtë rastë kryeshefi i diplomacisë së Shqipërisë Ilir Meta theksoi se vizita e tijë në Rpublikën e Serbisë është historike dhe se ai është zyrtari i parë Shqipëtarë i cili ka vizituar Serbinë pas pranimit të Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Shqipërisë. Ai theksoi se periudha e e diskriminimit etnik në Serbinë jugore është një e kaluar, dhe ftoi Shqipëtarët që të bashkëpunojnë me Qeverinë e Serbisë në përmirësimin e të drejtave të tyre duke theksuar se formimi i Këshillit Nacional Shqipëtarë është me rëndësitë të veqant. Meta theksoi se do t’i stimulojë investitorët shqipëtarë që të investojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe në bashkëpunimin në mes të Serbisë dhe Shqipërisë posaqërisht në involvimin e Shqipërisë në projektet e Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të cilat realizohen përmes trupit Koordinues.

Kryetari i Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ministri Milan Markoviq ra dakord se kjo vizitë është historike për arsye se Ilir Meta është zyrtari i parë Shqipëtarë i cili ka vizituar Serbinë jugore, gjë e cila tregon qartë normailizimin e marëdhënieve të Shqipërisë dhe Serbisë. Markoviq theksoi se është shumë me rëndësi që nënkryetari i Qeverisë shqipëtare personalisht është bindur me situatën që mbretëron në këto komuna të Serbisë jugore dhe se ka parë përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Serbisë në përmirësimin e gjendjes së pakicës shqipëtare në Serbi.