Arkiva e lajmeve
                   

NENAD MITROVIQ: PRIORITET JANË VENDET E REJA TË PUNËS, ZHVILLIMI EKONOMIK DHE STABILITETI

25. gusht 2016.

Bujanoc – Nenad Mitroviq nga Bujanoci, për herë të tretë ka dhënë betimin në Kuvendin Kombëtar të Republikës së Serbisë. Stabiliteti politik në jug të Serbisë qendrore dhe zhvillimi ekonomik, sëbashku me hapjen e reja të punës do të jenë prioritete për të cilat do të përpiqet gjatë këtij mandati.

„Komuna e Bujanocit është njëra ndër komunat më të pazhvilluara të Serbisë, mirëpo është specifike për shumëçka për dallim nga komunat tjera, para së gjithash përshkak të mardhënieve politike në mes serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë Mitroviq.

Si probleme më të mëdha të Bujanocit, ai sheh mungesën e vendeve të punës, moszgjidhjes e infrastrukturës rrugore, ujësjellsit dhe kanalizmit në disa bashkësi lokale, mbulesën e pa mjaftueshme të transportit nga fshatrat e largëta deri në qytet, si dhe mungesën e organizimeve kulturore dhe shoqërore.

Mitroviq ka thënë se është shumë e rëndësishme që vendet egzistuese të punës të jenë të qëndrueshme, ndërsa për rezultate më të mira në të gjitha fushat mendon se është e nevojshme që vetqeverisja lokale të bëhet partner i Qeverisë së Republikës së Serbisë, duke shtuar se nuk ka arritur ta bind përbërjen e mëparshme të pushtetit lokal.

Rreth angazhimit në mandatin e mëparshëm nga pozita e deputetit popullor të Kuvendin Kombëtar të Republikës së Serbisë, thotë se ka bërë aq sa ka mundur.

„Mendoj se kam mundur edhe më shumë. Më e vështirë ka qenë se kam hasur në moskuptim me vetqeverisjen lokale. Më së shumti rëndësi i kam kushtuar subjekteve ekonomike të cilat punojnë dhe punësojnë punëtorë, mirëpo kanë pasur edhe shumë probleme në punën e tyre. Angazhimi im ka qenë i drejtuar edhe drejt asaj që të mbajmë nivelin e punës dhe numrin e të punësuarve, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale”, ka thënë Mitroviq.

Mitroviq ka thënë se deri më tani kemi pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm me organet shtetërore.

„Sa i përket Trupit Koordinues, mund të them se kemi pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm njerëzor dhe profesional, jemi përfshirë në shumë probleme të cilat i kemi pasur pranë nesh dhe sëbashku i kemi zgjidhur”, ka përfunduar deputeti popullor.

Burimi: Trupi Koordinues