Arkiva e lajmeve
                   

NË ZGJEDHJET PËR KËSHILLA NACIONAL TË SHQIPTARËVE GJASHTË LISTA ZGJEDHORE

26. tetor 2018.

Bujanoc - Pas vendimit përfundimtar të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK) të Serbisë, për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, më 4 nëntor do të marrë pjesë edhe Shoqata “Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi”.

Bartësi i kësaj liste është një biznesmen nga Medvegja Muharem Salihi dhe ai do të jetë në vendin e gjashtë në fletëvotim, së bashku me pesë listat zgjedhore që janë shpallur më parë.

"Forumi Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik në Serbi" do të jetë i vetmi pjesëmarrës me seli në Medvegjë dhe i vetmi pjesëmarrës pa një sfond politik në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve.

Në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, selia e të cilit është në Bujanoc, RIK-u më parë kishte shpallur listat zgjedhore Alternativa për Ndryshim (APN), lideri i së cilës është kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, Partia Demokratike (PD), kryetar i së cilës është Nagip Arifi, dhe Partia për Veprim Demokratik (PDD), udhëheqës i së cilës është kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Në vendin e katërt në fletën e votimit do të jetë Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare, lideri i së cilës kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës Sami Salihu, ndërsa në vendin e pestë Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH), lideri i së cilës Ragmi Mustafa.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues