Arkiva e lajmeve
                   

NË VRAJË JANË NDARË MIRËNJOHJET ME RASTIN E ANGAZHIMIT TË PËRBASHKËT MEDICINAL

21. tetor 2016.

Vrajë – Janë ndarë mirënjohje për përkrahjen dhe ndihmën në realizimin e angazhimit të përbashkët medicinal të ekipeve të Ministrisë së Mbrojtjes, Ushtrisë së Serbisë dhe Gardës Nacionale të Ohajos në territorin e Rrethit të Pçinjës, i cili aktivitet u mbajt në sallën e Shtëpisë së Ushtrisë në Vrajë.

Mirënjohjes i ka dorëzuar kryeshefi i Sektorit për Shkollim dhe Punë Hulumtuese Shkencore në AUM (VMA), koloneli dr Mirosllav Broqiq, koordinatori i këtij aktiviteti. Ai ka faleminderuar të gjithë pjesëmarrësit në angazhimin e dhënë dhe ka thënë se shpreson që edhe në të ardhmen të ketë këso aktivitet dhe se bashkëpunimi i krijuar nuk do të përfundoj me këtë angazhim.

Mirënjohje iu është ndarë komandantit të Brigadës së IV të Ushtrisë Këmbësorike, gjeneralit të brigadës Zoran Lubir, komandantit të Qendrës për Trajnim të Njësive për Operacione Multinacionale , nënkolonelit Bratisllav Vukotiq, komandantit të Bazës Jug, majorit Jovica Gjorgjeviq, kryeshefit të Policisë së Vrajës, Igor Zhivkoviq dhe kryeshefave të stacioneve policore në Bujanoc dhe Vrajë, Goran Saviq dhe Bekim Halitit.

Përveç pjesëtarëve të Ministrisë së Mbrotjes, Ushtrisë së Serbisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, mirënjohje iu janë ndarë edhe kryetarit të Vrajës, dr Sllobodan Millenkoviq, kryetarëve të komunave Preshevë dhe Bujanoc, Shqiprim Arifi dhe Shaip Kamberi, drejtorëve të shkollave fillore dhe kryetarëve të bashkësive lokale në territoret në të cilat është realizuar asistenca mjekësore medicinale.

Burimi: Akademia Ushtarako-Medicinale