Arkiva e lajmeve
                   

NË VRAJË ËSHTË MBAJTUR SEMINARI I 21 NDËRKOMBËTAR I BLETARËVE

29. nëntor 2016.

Vrajë – Në Vrajë është mbajtur Seminari Ndërkombëtar Profesional i Bletarëve në të cilin janë grumbulluar reth 300 pjesëmarrës nga Serbia dhe Maqedonia.

 “Bletaria, si degë e bujqësisë, ka potenciale të jashtëzakonshme dhe qyteti në periudhën e ardhshme do të ofroj ndihmën maksimale për bletarët”, ka thënë kryebashkiaku i Vrajës, Sllobodan Millenkoviq në hapjen e manifestimit.

Sipas fjalëve të këshilltarit Aleksandar Janjiqi, në territorin e qytetit të Vrajës në vit prodhohen në mes 70 deri 100 tonë mjaltë të kualitetit të lartë.

,,Fjala është për degën e jashtëzakonshme profitabile të bujqësisë dhe planifikojmë që permanent organizojmë edukimin dhe hapjen e shkollës së bletarëve”, ka thënë Janjiq.

Lufta kundër fallsifikimit të mjaltit në tregun dhe teknikat e bletarisë do të jenë temat më të rëndësishme të takimit. Seminari është organizuar nga Asociacioni Rajonal i Bletarëve të juglindjes së Serbisë dhe Shoqërisë së Bletarëve “Matica”. Personave meritor iu janë dorëzuar mirënjohjet.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues