Arkiva e lajmeve
                   

NË VENDKALIMET TË SERBISË JUGORE PA TAKSA PËR VETURAT

22. tetor 2013.

Kryetari i Partisë Demokratike të Unionit të Shqiptarëve Rahmi Zulfiu deklaroi dje se nga mesnata në kalimet drejt Kosovës dhe Metohisë në komunat e Preshevës dhe Bujanocit në anën e Kosovës dhe Metohisë nuk paguhen taksat për sigurimin e veturave të udhëtarëve, që do të jenë 20 euro për një javë.

Zulfiu, partia e të cilit është pjesë e “Koalicionit të shqiptarëve të luginës ë Preshevës” e cila në Kuvend të Serbisë ka një mandat deputeti, deklaroi se me heqjen e taksave për sigurimin e veturave lehtësim i madh është buxheti familjar i të shumtëve nga Presheva dhe Bujanoci që në Kosovës dhe Metohi shpesh ose për çdo ditë shkojnë për shkak të punës ose lidhjeve familjare.

 „Nga lirimi i taksave janë liruar vetëm vozitësit e automjeteve, kurse mjetet transportuese ende paguajnë taksa“, ka thënë Zulfiu.

Sipas fjalëve të tij, qeveria e Kosovës dhe Metohisë ka sjell udhëzimin për heqjen e taksave për vetura nga Presheva dhe Bujanoci në iniciativën të liderëve politik të Shqiptarëve nga ato komuna.

Pagesa e sigurimit është caktuar në fund të vitit 2011, pas marrveshjes së arritur në mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe më shum i ka goditur shqiptarët të cilët jetojn në komunat e Preshevës dhe Bujanocit, si dhe serbët të cilët jetojn në anamoravën e Kosovës.

Burimi : Beta dhe Trupi Koordinues