Arkiva e lajmeve
                   

NË VAZHDË ËSHTË REGJISTRIMI NË STUDIME MASTER DHE DOKTORATURËS NË FAKULTETIN EKONOMIK

10. tetor 2019.

Bujanoc - Fakulteti i Ekonomisë në Subotic ka shpallur konkurs për pranimin në studime master dhe doktoraturës për vitin akademik 2019/2020.

Është në vazhdë regjistrimi në studime master dhe doktoraturë në Fakultetin Ekonomik.

Gjithsej 398 studentë mund të regjistrohen në studime master (në Suboticë 174, në Novi Sad 199 dhe në Bujanoc 25), prej të cilëve 181 studentë financohen nga buxheti i Republikës së Serbisë dhe 217 studentë që vetë-financojnë arsimin e tyre. Konkursi për pranim në studime master është i hapur deri më 14 tetor.

Kandidatët e interesuar që vendosin të regjistrohen në Programet e Masterit në Fakultetin e Ekonomisë kanë mundësi të llojllojshme, pasi mund të zgjedhin nga tetë programe studimi, përkatësisht Ekonomi Agrare dhe Agrobiznes, Ekonomi dhe Biznes Evropian dhe Ndërkombëtar, Financë, Bankë dhe Sigurime, Marketing, Menaxhim, Kontabilitet dhe Auditim, Tregti dhe Informatikë e Biznesit.

Gjithsej 14 studentë mund të regjistrohen në studime akademike të doktoraturës, gjashtë prej të cilëve financohen nga buxheti i Republikës së Serbisë dhe tetë janë studentë vetë-financues. Studentët e ardhshëm që vendosin të regjistrohen në nivelin më të lartë të studimit janë tre programe studimi, përkatësisht Ekonomi, Ekonomi të Biznesit dhe Menaxhim dhe Informatikë e Biznesit. Konkursi për pranim në studime të doktoraturës është i hapur deri më 18 tetor.

Të gjitha gjitha detajet në lidhje me kuotat dhe kushtet për regjistrimin në studime master dhe doktoraturës në Fakultetin e Ekonomisë në Suboticë mund t`i shihni në këtë link, ndërsa rreth të gjitha ngjarjeve, ligjëratat profesionale, ekskursionet e studentëve, arritjet sportive dhe aktivitetet e studentëve mund t`i shihni në faqen zyrtare në Facebook të këtij institucioni të arsimit të lartë.

Burimi: Subotica dhe Trupi Koordinues